VIDEO/ Gazetari rrëfen dinamikën e aksidentit me 3 fëmijë të pl*gosur: Njëri prej tyre në gjendje të rëndë, ka...
Një aksident në zemër të kryeqytetit tronditi opinionin publik, tre fëmijë të mitur, duke lëvizur me monopatina në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', u përplasën nga një automjet.
Ngjarja riktheu në vëmendje mungesën e rregullave të qarta për përdorimin e këtyre mjeteve sidomos kur përdoruesit janë të vegjël dhe të pambrojtur.
Gazetari Besmir Pulaj, i cili ishte dhe dëshmitar në vendngjarjen ku ndodhi ngjarja e djeshne, rrëfeu në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai në “Ora News” dinamikën e këtij aksidenti të rëndë dhe gjendjen shëndetësore të tre të miturve.
“Ashtu siç u njoftua zyrtarisht edhe nga policia ditën e djeshme rreth orës 10:30, u përfshirë në këtë aksident dy monopatina me 3 fëmijë të mitur 9 deri në 11 vjeç të cilët po qarkullonin në kryqëzimin e ish-Hotel Dajtit në Tiranë, të cilët u aksidentuan nga një automjet i një kompanie private.
Sa i përket gjendjes shëndetësore, njëri prej tyre vijon të jetë në gjendje të rëndë dhe ndodhet në reanimacionin e Traumës, ka hemorragji cerebrale, çfarë e bën edhe më të vështirë mjekimin e tij, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje të lehtësuar shëndetësore”, u shpreh gazetari Besmir Pulaj.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”


