Gazetarja: Monopatinat janë rrezik. Shumica e drejtuesve janë të mitur, nuk njohin sinjalistikën rrugore

Një aksident në zemër të kryeqytetit tronditi opinionin publik, tre fëmijë të mitur, duke lëvizur me monopatina në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', u përplasën nga një automjet.

Ngjarja riktheu në vëmendje mungesën e rregullave të qarta për përdorimin e këtyre mjeteve sidomos kur përdoruesit janë të vegjël dhe të pambrojtur.

Pikërisht për këtë çështje u fol këtë trë enjte në emisionin “Epiqendër” në “Ora News” të moderatores Sonila Musai, ku në fokus ishte siguria rrugore, boshllëqet ligjore dhe domosdoshmëria për të ndërhyrë me masa konkrete.

Gazetarja Enxhi Musai solli eksperiencën e saj në Itali, ku theksoi se atje ka korsi të dedikuara për qarkullimin e monopatinave.

“Monopatinat nuk janë lojë, por një rrezik dhe në fakt edhe në Shqipëri ndodhin aksidente, pasi mungon infrastruktura e nevojshme.

Drejtuesit e monopatinave nuk kanë një korsi të dedikuar, në mënyrë që të evitoheshin një numër i lartë aksidentesh që do të ndodhnin.

Nisur dhe nga fakti se shumica e tyre janë të mitur, është e kuptueshme që nuk kanë njohuritë e duhura të sinjalistikës rrugore gjë që i bën ata më të rrezikuar në aksidente”, u shpreh ndër të tjera gazetarja Enxhi Musai.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”

EMISIONET