"O danoç Tirone" Olta Boka surprizon të atin në "Jeto me Orën"

Këngëtari, Reshit Boka  në emisonin "Jeto me Orën" në RTV Ora foli reth pasionit të tij për këngën si dhe momentet më të rëndësishme në skenë me të bijën.

Ai thotë se skena ju jep emocion gjithmonë.

Reshit Boka: Skena më ka dhënë emocion gjithë këto vite. Sa herë ngjitemi në skenë skena të jep emocion. Deri më tani jam shumë i kënaqur që kam qenë në këtë profesion.   

Ai kujtoi dhe momentin kur Olta ishte në Eurovizion, moment për të cilin thotë se kur u kualifikua në natën finale i dridheshin duart.

Reshit Boka: Shpesh herë bëhesh dhe i bezdisshëm, i thoja Oltës hajde këtu. Olta ishe 15 vjeç e gjysmë dhe them sikur të marr ë pjesë në festival. I them 16 vjeç i bën. Kur erdhi Adi i thash e ke bërë këngën e Oltës. Tha se të kam dhënë fjalën. Po i them. Dhe Adi e bëri këngën dhe falë zotit goditi kënga. Çdo gjë është e shkruar nga zoti, pjesëmarrja në eurovizion ishte e jashtëzakonshme. Natën finale ishim 4 veta në skenë, të gjithë të tjerët serb. Ishte një atmosferë e jashtëzakonshme. Kur tha ajo "Albania" kur doli në finale mua më dridheshin duart. Më duket sikur ishte para 6 muajsh dhe pse kanë kaluar 15 vjet.

Ai u surprizua nga e bija e cila i thërriste "O danoç Tirone".

"O danoç Tirone të erdhi radha të bëjëm suprizë në TV. T e di se sa shumë të dua. Na ke ndjekur hap pas hapi në çdo moment. Të duam shumë!"

Nuk munguan dy fjalë as për bashkëshorten e tij.

"Bashkëshortja ime Dhurata ka një jetë që është në mjekësi, 33 vjet. Dhe shtëpia jonë afër maternitetit dhe më duket sikur e njoha aty dhe vazhdoj dita ditës. Dhe sot e kësaj dite vazhdon në maternitet.", tha ai.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET