EMRI/ Pl*gosi dy persona në Paskuqan, arrestohet pas dy javësh 41-vjeçari!

Policia e Tiranës njoftoi sot (17 qershor) se ka arrestuar një 41-vjeçar të akuzuar për plagosje të dyfishtë, ngjarje e ndodhur në Paskuqan.
I arrestuari është Ylli Murati, i cili u kap duke lëvizur në rrugën ‘Mine Peza” i armatosur.
Gjithashtu gjatë operacionit, 41-vjecarit, Ylli Murati u sekuestruan 1 armë zjarri (pistoletë), krehri i saj me fishekë, dhjetëra fishekë të tjerë të kalibrave të ndryshëm, 1 armë e ftohtë (thikë), një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe automjeti tip “Benz” qe drejtonte i ndaluari.
2 javë më parë, në Paskuqan, 41-vjeçari, dyshohet se plagosi me thikë pas sherrit E. Q. dhe A. V., gjatë një konflikti të çastit.

