Kush e kërcënon deputeten? Policia reagon për “Ora News” për deklaratën e Marjana Koçekut: Nuk kemi asnjë kallëzim e as njoftim, por po e monitorojmë

Vetëm pak ditë pasi u largua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe u vetëshpall deputete e pavarur, Marjana Koçeku zbulon se është kërcënuar me jetën e familjarëve të saj.

Në një postim në Facebook, Koçeku bën të ditur se grupi Bajri në Shkodër ka kërcënuar familjen e saj pasi ajo doli kundër Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

“Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”- thekson Koçeku.

Ndërkaq e kontaktuar nga “Ora News” ka reaguar edhe Policia e Shtetit për pretendimet e deputetes.

“Nuk kemi asnjë kallëzim e as njoftim lidhur me këtë njoftim! Por po e monitorojmë”, sqaron Policia e Shtetit për “Ora News”.

Kush e kërcënon deputeten? Policia reagon për “Ora

EMISIONET