Hetimi i SPAK për pronat në Zvërnec! SPAK zbulon kontratat mes Artur Shehut dhe Redi Strugës

Hetimi i SPAK për pronat në Zvërnec! SPAK zbulon kontratat mes

Redi Struga është një nga personat, ndaj të cilit Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontroll personal dhe banese në lidhje me procedimin e nisur për pronat në Zvërnec.

Burime për “Ora News” bëjnë me dije se Redi Struga ka përfituar, ka blerë dhe ka pasur marrëdhënie bashkëpunimi për sipërfaqet e tokave me anë të shtetasit Artur Shehu dhe këto pasuri i ka shitur tek shoqëria “Albanian Land Development” sh.p.k., me administrator z. Struga.

Nga analiza e veprimeve noteriale, thotë SPAK-u, ka rezultuar se ai ka nënshkruar dhe më parë akte noteriale me Artur Shehun dhe konkretisht ka blerë nga ky i fundit pasurinë e paluajtshme në vlerën 2,400,000 (dy milionë e katërqind mijë) euro.

Rezulton se në datën 29.05.2026, është bërë marrja në pyetje e S. S, i cili u shpreh se rreth 3 - 4 vite më parë, babai i tij kishte firmosur një prokurë ku autorizonte Çobon, përfaqësuesin e Artur Shehut, që pronat në Akërmi dhe Zvërnec të jepeshin për ndërtim me përqindje 18%.

Sipas dijenisë së tij, shoqëria që do të kryente ndërtimin kishte përfaqësues Redi Strugën dhe mbante emrin “South Development”.

Gjithashtu, edhe shtetasi Redi Struga ka përfituar, ka blerë dhe ka pasur marrëdhënie bashkëpunimi për sipërfaqet e tokave me anë të shtetasit Artur Shehu dhe këto pasuri i ka shitur tek shoqëria “Albanian Land Development” sh.p.k.

Të gjitha veprimet e kryera të rezultuara në vite ndërmjet shtetasve Artur Shehu dhe Redi Struga tregojnë për lidhje dhe interesa të përbashkëta të tyre, veprime të planifikuara dhe koordinuara në kohë dhe kontrolli i tij është i domosdoshëm për të gjetur dokumente apo të dhëna të tjerë që i shërbejnë këtij hetimi.

EMISIONET