EMRI/ Aksion në shtëpinë e pjesëtarit të bandës në Vlorë, policia i gjen 39 mijë euro dhe pistoletën e mbushur

EMRI/ Aksion në shtëpinë e pjesëtarit të bandës

Forca e Posaçme Operacionale dhe disa grupe të FNSh-së,kanë sekuestruar 39 mijë euro dhe një pistoletë gati për qitje në banesën e një pjesëtari të një grupi kriminal në Vlorë.

Policia shpalli në kërkim pronarin e banesës, pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e krimeve të rënda kundër personit.

"Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit në banesën e pjesëtarit të një grupi kriminal me veprimtari në fushën e krimeve të rënda kundër personit, në lagjen “Pavarësia”, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, municion luftarak dhe shumën 39 000 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e këtij grupi kriminal.

Në vijim të veprimeve procedurale, u shpall në kërkim shtetasi Rodrigo Shemsho 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi," njoftoi policia.

Kontrollet intensive do të vijojnë në të gjithë qarkun, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET