EMRI/ 50 deri në 100 euro për të kaluar kontrollin, arrestohet një tjetër polic në Portin e Durrësit

EMRI/ 50 deri në 100 euro për të kaluar kontrollin, arrestohet

Një tjetër kontrollor në stacionin e policisë në pikën kufitare të Portit të Durrësit është vënë në pranga nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Njazi Rexhepi, 57 vjeç, i cili ishte me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës, pranë DVKM Durrës akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Sipas burimeve nga policia, nga hetimet e kryera, rezulton se punonjësi i policisë ndaj të cilit u ekzekutua masa e sigurimit “arrest ne burg”, duke keqpërdorur atributet që i jep detyra, lejonte hyrje-dalje të shtetasve që kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen, në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 50 deri në 100 euro.

Pak ditë më parë u arrestuan gjashtë punonjës policie në Portin e Durrësit për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

porti i durrësit policia korrupsion

EMISIONET