Përplasja e përgjakshme për votat dhe vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Prokuroria kërkon Gazment Bardhin në gjyq

Kanë marrë tjetër rrjedhë hetimet e ngjarjes së rëndë që ndodhi 3 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme parlkamentare të 2021 në Elbasan.

Kjo pasi Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar që në seancë të thirret edhe Gazmend Bardhi për të dëshmuar në cilësinë e kandidatit për deputet dhe drejtues i fushatës së Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit ku i akuzuari për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Arbër Paplekaj ishte pjesë e së ashtuquajturës strukturë e posaccme për mbrojtjen e votës që ngriti në atë kohë Partia Demokratike dhe që u konfirmua publikisht nga vetë ish-Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu, Gazment Bardhi.

Në seancën e radhes të gjyqit të Arbër Paplekajt, gjykata ka thirrur si dëshmitarë familjarët e viktimës Pjerin Xhuvani, por që nuk u paraqitën së bashku me avokaten mbrojtëse Rezarta Tahiri.

Prokurori i ccështjes Ritvan Skuraj dhe Platina Alicckaj kanë kërkuar që përvecc 59 dëshmitarëve të thirret edhe ish-drejtuesi politik grupit të punës i Partisë Demokratike në Elbasan në atë kohë Gazment Bardhi.

Kjo kërkesë e ka detyruar gjykatën të tërhiqet për të marrë vendim për këtë kërkesë të prokurorëve.

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar para gjykatës që të thirret në cilësinë e dëshmitarit Gazmend Bardhi, në procesin që po zhvillohet atje kundër Arbër Paplekajt, i cili akuzohet se ka vrarë Pjerin Xhuvanin.

Përplasja e përgjakshme për votat dhe vrasja e Pjerin Xhuvanit/

Gjatë një përplasje mes dy grupeve politike rivale në qendër të Elbasanit, mjeku Pjerin Xhuvani humbi jetën nga të shtënat që dyshohet se dolën nga arma e Arbër Paplekaj.

Gjithsej në procesin gjyqësorë janë thirrur deri më tani 59 dëshmitarë, dhe nëse pranohet, Bardhi do të jetë dëshmitari i 60-të në këtë proces.

Përplasja e përgjakshme për votat dhe vrasja e Pjerin Xhuvanit/
Arbër Paplekaj dhe Gazment Bardhi

vrasja gazment bardhi elbasan prokuroria prokuroria e elbasanit arbër paplekaj pjerin xhuvani

EMISIONET