EMRAT/ Thikë në fyt 38-vjeçares shqiptare, plagoset edhe bashkëjetuesi i saj në Itali
Një ngjarje e rëndë vjen nga Italia, atje ku një 38-vjeçare shqiptare e identifikuar si Anila Ruçi është gjetur e vdekur në shtëpi.
I plagosur mësohet se ka mbetur gjithashtu edhe bashkëjetuesi i saj, Osman Bilyhu, 38 vjeç, i cili mori plagë në qafë, krah dhe stomak.
Shqiptarja u vra me thikë në fyt në shtëpinë ku jetonte në Scaldasole në provincën e Pavias.
Bashkëjetuesin që arriti të dilte duke u tërhequr zvarrë nga pallati, e reja e kishte prezantuar me fqinjët si vëllai i saj, shkruajnë mediat italiane.
Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës rreth orës 17:00, ndërsa mësohet se estetistja e fshatit me të cilën Anila Ruci kishte lënë takim dhe kur nuk mbërriti njoftoi policinë.
Kur u thërritën karabinierët, gjetën gruan të vdekur në shtëpi.
Dëshmia e të mbijetuarit që po merr trajtim në spital do të jetë vendimtare për të zbuluar detajet.
Hetuesit po hetojnë ende marrëdhënien mes gruas së vrarë dhe burrit, i cili tani është shtruar në spital në poliklinikën San Matteo në Pavia.
PO ashtu, mësohet se 38-vjeçarja punonte si kujdestare për të moshuarit dhe kishte rreth 1 vit që jetonte në Scaldasole. /Il Giorno