Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, zbardhet roli i shqiptarit me pasaportë angleze, mbërriti në Shqipëri 3 muaj më parë

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, zbardhet roli i shqiptarit me pasaportë

Zbulohet roli i Edmond Haxhisë, i cili rezulton të ketë lidhje të qartë me ngjarjen e vrasjes së Ardian Nikulaj në Shëngjin të Lezhës.

Edmond Haxhia është nip në familjen Lekstakaj, dhe prej tre muajsh kishte mbëritur në Shqipëri, duke qëndruar herë në Shkodër dhe herë tek disa miqtë e tij në fshatin Kakariq të Lezhës.

Ndaj dhe motori është zhdukur në këtë fshat dhe ende e kësaj dite nuk është mundur të zbulohet.

Të gjitha shpenzimet për akomodimin, sigurimin e motorit, gjetjen e armës tip TT dhe mbërritjen e shtetasve anglezë në Shqipëri, janë financuar nga Edmond Haxhia.

Dyshime për financim të kësaj vrasje janë ngritur dhe ndaj dy vëllezërve, Elton dhe Klodian Lekstakaj.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

ardian nikulaj

EMISIONET