Efektet e ngrohjes globale/ Hafizi: Planeti ynë po ngrohet, klima po ndryshon në një drejtim të padëshiruar

Astrofizikantja, Mimoza Hafizi në një intervistë në Ora News u shpreh se planeti ynë po ngrohet dhe se klima po ndryshon në një drejtim të padëshiruar.

Hafizi: Këto janë shfaqjet më alamante të një situate që dihet prej kohësh.

Që planeti ynë po ngrohet, klima po ndryshon në një drejtim të padëshiruar edhe dramatik.

Sidomos këto shfaqje të cilat prekin miliona e miliarda njerëz në të njëjtën kohë, janë këmbana të cilat mendoj se Toka po na i dërgon për të na bërë më të ndërgjegjshëm për mënyrën se si po sillemi me të.

Është detyra e secilit prej nesh të ndihmojë në këtë ndërgjegjësim të publikut në formësimin të themi të një koshience kolektive që ne duhet të reagojmë, të ndryshojmë në mënyrë që e ardhmja të jetë e mirë për pasardhësit tanë.

Shkenca ka treguar që Toka po ngrohet, kjo është një fakt i cili nuk mund të anashkalohet.

Gjithçka tregon se temperatura e Tokës, temperatura mesatare e Tokës po rritet në mënyrë të vazhdueshme.

Planetit Tokë dhe as njerëzimit nuk i ka ndodhur ndonjëherë të jetë në situata të tilla.

Kjo është një sfidë e panjohur për njerëzit.

EMISIONET