E vërteta e sherrit te Sky Tower, Nadir Çausholli sqaron gjithçka

E vërteta e sherrit te Sky Tower, Nadir Çausholli sqaron

Biznesmeni Nadir Çausholli, pronar i Green Taxi, ka reaguar pas konfliktit që ka lindur me sipërmarrësin e Sky Tower, Vladimir Kosta.

SQARIM SITUATE

Konflikti që kemi pasur është vetëm me Lad Kostën dhe jo me Mirton Likën, që është dhëndri i Ladit. Lad Kosta është pronari real i Sky Tower.

Green Taxi ka vendet e taksisë përballë ambasadës zvicerane (që prej 8 vitesh), që është rreth 15 metra larg Sky Tower.

Historia filloi para 1,5 vitesh, ku Lad Kosta shkon me pistoletë në dorë dhe kërcënon shoferët e taksisë Green Taxi. Ne i bëjmë kallëzim penal. Normalisht, duhej që Lad Kosta të ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe për kërcënim me jetë. Prokurori e mbyll çështjen dhe i jep krah Lad Kostës të vazhdojë të kërcënojë. Ndërkohë, po nga të njëjtat kamera nga ku Lad Kosta nxori sot pjesën që i interesonte për gallatë, për mediat e gallatës si Boldnews, që vetëm pronari i vet, Leonard Bakillari, e sheh, Lad Kosta nuk nxori videon e një ore më përpara se të ndodhte ngjarja, ku ata godasin me shkelma pajisjen e karikimit të Green Taxi, por nxjerr vetëm videon që i intereson, sepse vetëm ai i ka kamerat. Plus, mediat mezi presin të më shajnë mua.

Prej 1 viti na e ka zënë vendin tonë me mjete të veta, paligjshmërisht. Ndërkohë, ai është vend taksish që ne e kemi prej vitit 2018 dhe ne s'kemi çfarë t'i bëjmë, sepse ai ka shokë ata të policisë dhe s'i bën dot gjë askush.

Ne kemi të vendosur aty karikuesin tonë të Green Taxi, i cili është me leje ndërtimi dhe konform të gjitha procedurave. Për atë karikues kemi shpenzuar 55.000 euro për lidhje dhe blerje karikuesi.

Para dy muajsh, Lad Kosta, i suportuar nga Shefi i Komisariatit Nr. 2, vjedh karikuesin tonë dhe vendos një tjetër të vetin pa leje ndërtimi, duke ndërhyrë te lidhjet elektrike të OSHEE-së, për të cilin ne paguajmë faturat çdo muaj. Kur ne shkojmë të shohim për karikuesin tonë, ai thotë që “e kam marrë dhe s’dua t’jua jap”.

Besoj se është e patolerueshme për këdo që të shohë ditën për diell ku tjetri të vjen të vjedhë pajisjen dhe s'i bën dot gjë askush. I bëjmë kallëzim penal sërish Lad Kostës dhe dhëndrit të tij, Mirton Lika. Policia nuk vepron që t'ia heqë karikuesin e paligjshëm të atij, të vendosur pa leje ndërtimi, duke vjedhur pajisjen e dikujt tjetër, duke bërë ndërhyrje të paligjshme në lidhjet e sahatit elektrik të dikujt tjetër dhe duke kërcënuar stafin e Green Taxi-t me jetë: “Po u afruat më, do ta shihni çfarë do t’ju bëjmë”.

Para një jave, Lad Kosta hoqi pajisjen e vet që e kishte vendosur forcërisht te vendi jonë dhe ne u detyruam të vendosim pajisjen tonë të re, se të vjetrën na e mban peng Lad Kosta.

Ndërkohë, Lad Kosta dhe dhëndri i tij, Mirton Lika, shkojnë dhe kërcënojnë sot stafin që po rivendoste pajisjen tonë te vendi i vet dhe e godasin me shkelm pajisjen, konkretisht Mirton Lika. Ai nuk nxjerr këtë pjesë të filmimeve, por nxjerr, në bashkëpunim me mafien mediatike (për të cilat do të them dy llafe më poshtë), vetëm videon ku unë godas karrigen që ishte aty afër dhe se s'e kam goditur fare Mirton Likën. Shkova aty dhe vetë, sepse besoj se çdo mashkull jo pederast do mbronte stafin e vet nga kërcënimet e atij torollakut, Lad Kostës. Ai “engjëlli” kishte marrë 20 bodigardë, gjoja për hatrin tim. Asnjëri nga ne nuk u godit, përveç sajimeve mediatike.

Kjo ishte e gjithë historia e modifikuar e JOQ (grup drogaxhinjsh), Boldnews, Prapaskena, Demaskimi, Voxnews, Zëri dhe disa media pa identitet, etj.

Boldnews, që është një media gjoja e djathtë e shitur dhe mbahet me paratë e drogës, sepse asnjë nuk bën reklamë aty. Pse Krimi Ekonomik nuk sheh asnjëherë nga i vijnë të ardhurat që paguajnë rrogat e stafit që i mban në të zezë? A e keni parë sa herë ndodh që autobusi i Green Line kap frenat, Boldnews më qet mua me foto dhe më etiketojnë gjoja si i “Lalit”? Po pres të më etiketojnë edhe si i Bin Ladenit. Nuk merrem fare me politikë dhe mos mashtroni njerëzit që ju ndjekin me lajme kot. Linjave të tjera urbane (që edhe ato janë të nderuara) u ndodhin shumë më tepër probleme se Green Line-it, sepse ndoshta mund të kenë autobuza më të vjetër se ne, por ato nuk i nxjerrin asnjëherë. Target jemi ne, se duan të na marrin lekë. Këtë alabakun, Leonard Bakillarin, vinte i merrte lekët në dorë, se s'donte të deklarohej, sepse punonte në të zezë dhe atij s'i bën gjë Krimi Ekonomik. Turp të të vijë, alabak!

Dhe një pjesë e mirë e mediave po i njëjti llum janë. Janë të shitur.

Në rast se mediat duan të sqarojnë ndjekësit e vet që mos të jenë të mashtruar sipas interesit të gjobëvënies të këtyre mediave, mund ta nxjerrin edhe shpjegimin tim, që është i sakti. Lad Kosta ka 10 kallëzime nga ne në Prokurori dhe asnjë nga mediat nuk e nxori. Ai kallëzimi që ka bërë pa vlerë në prokurori, e bëri për t’u mbrojtur nga kallëzimi jonë dhe jo se i ka ndodhur gjë. Kurse ai çerri i Lad Kostës, Mirton Lika, ka mashtruar dhe për këtë ka kallëzim tjetër për kallëzim të rremë. Ti mashtrues duhet të provosh ato që ke thënë, ose do të përgjigjesh para drejtësisë.

Sqarojmë që është Lad Kosta që na bie në qafë ne dhe jo ne atij, pasi ai vjen na kërcënon te prona jonë, 15 metra larg Sky Tower.

Do t’jua nxjerr me fakte se si një analist ekonomik, gjoja i paguar nga një konkurrent i jonë, sajoi lajme për të na bërë dëm ne. Janë të gjithë të shitur. Janë si grup zjarri për lekë. Mos i besoni, pasi janë mafia më e shëmtuar. Ti analist, që bëre gjoja sikur je prekur nga historia, të shkosh në SPAK bashkë me urdhëruesin. Ti je pjesë e një organizate kriminale. Pse s’e nxjerr që fillimisht porositësin e lajmit e ke sharë dhe pasi i ke marrë lekët, në shkurt 2025, ke filluar ta lavdërosh si biznes i suksesshëm? Ti je grupi i zjarrit, si ata që qëlluan në Rinas. Ti mafioz e ke mbiemrin Tomorri.

EMISIONET