Vriten gratë në Tiranë/ Ja e shkuara e frikshme, Ramazan Hutra vrau edhe gruan e parë

Tri gra u vranë dhe 3 të tjera u plagosën në tre skena të ndryshme krimi në Astir, Paskuqan dhe Kamëz këtë të mërkurë. I sapoliruari nga burgu Dan Hutra hyri në banesë dhe plagosi ish-gruan me të cilën kishte një vajzë 4 muajshe dhe ish- vjehrrën. Plumbat u morën jetën edhe dy grave të tjera të afërme të ish-gruas së autorit. Ndërkaq dyshohet se ka vrarë edhe një 31-vjeçare, me të vëllain e së cilës ishte konfliktuar në burg.

Tri gra u vranë dhe 3 të tjera u plagosën në 3 vendngjarje të ndryshme, me vetëm 1 autor të dyshuar, 40-vjeçarin Dan Hutra.

Pas kishte lënë qelinë 2 javë më parë, Hutra ka shkuar mesditën e të mërkurës në banesën e ish-të dashurës së tij, Marjana Gurakuqi, të cilën e ka plagosur me thikë dhe i ka vjedhur paratë.

Pas këtij momenti, ai dyshohet se është nisur drejt Paskuqanit, ku banonte ish-gruaja e tij Elena Hysa, me të cilën ka edhe një fëmijë 4 muajshe.

Aty ai ka hapur zjarr ndaj 4 grave. Plumbat i morën jetën dy prej tyre, Mevlute Hysës, motrës së ish-gruas si dhe Hasime Dafku, e fejuara së vëllait të ish-gruas.

Dy të tjerat Elena dhe Kujtime Hysa, nënë e bijë mbetën të plagosura. 

Nga kjo skenë krimi autori është larguar me një mjet tip "Benz" me targa AA 551 UX.

Pak minuta më pas në polici është raportuar për tjetër vrasje në Bathore. 31-vjeçarja Etleva Kurti, ishte gjetur e pajetë në oborrin e banesës.

Pas verifikimeve, policia ka ngritur dyshimet se edhe për këtë vrasje autori është Dan Hutra. Ky i fundit ka pasur një konflikt në burg me të vëllain e viktimës, Vladimir Kurti.

Teksa policia vijon hetimet për të zbardhur të gjithë kronologjinë dhe motivet e këtyre ngjarjeve të rënda, një dëshmi tregon se kemi me një person të dhunshëm.

"E rrihte vajzën, ishte shumë e urtë dhe më ka ardhur keq për të. Erdhi shtatzënë te babai i saj, i lindi një vajzë dhe e ka 4 muajsh. Ajo tregonte se e dhunonte jo vetëm atë por gjithë familjen."

Pikërisht për shkak të dhunës që ai kishte ushtruar në familje, ish-gruaja e tij e Elena Hysa e pati denoncuar në polici.

Viktimat dhe të plagosurat në Paskuqan

Mevlute Hysa viktimë
Hasime Dafku viktimë
Elena Hysa e plagosur
Kujtime Hysa e plagosur

VRASJA E GRUAS NE 2007-n

Por e shkuara e Ramazan Hutrës nuk mbaron me kaq.

Kjo pasi në vitin 2007 në atë kohë 25 vjeccar, ai do të vriste gruan e tij Dafina Havalja, ngjarje kjo e ndodhur në Kukës.

Në 16 dhjetor të vitit 2007 ai do të arrestohej për vrasjen me thikë të vajzës, me të cilën ai bashkëjetonte në atë kohë në një banesë me qira në një lagje të Tiranës.

Sipas dëshmisë së familjarëve të viktimës në atë kohë, dhëndrri ua kishte pohuar në telefon vrasjen, duke u treguar se ku ndodhej trupi pajetë i Dafinës.

Familjarët kanë treguar se në momentin e telefonates, Hutra ndodhej ende në Shqipëri, ndërkohë që policia kishte dyshime të forta se 25-vjeccari kishte kaluar kufirin me Greqinë. Pavaresisht këtyre Hutra do të ndalohej nga policia e Kukësit.

EMISIONET