E rëndë në Vorë, i moshuari godet më sëpatë gruan

Një krim në familje u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vorë.

Shtetasi Q. B., 70 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sëpatë bashkëshorten e tij, shtetasen V. B., 68 vjeçe.

Si pasojë 68-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

E rëndë në Vorë, i moshuari godet më sëpatë
Foto ilustruese

krim ne familje sëpatë vorë

EMISIONET