E rëndë në Gramsh, 67-vjeçari hidhet nga kati i 4-t i spitalit, transportohet te "Trauma"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2023, 08:36
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në spitalin e Gramshit, ku një pacient është hedhur nga kati i katërt i dhomës ku ishte shtruar. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit.
Nga informacionet paraprake mësohet se Hekuran Llapushi ka përfunduar në tarracën e katit të dytë, dhe për pasojë ka pësuar fraktura të shumta në trup dhe hemorragji, ndërsa është nisur drejt spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë për jetën.
67-vjeçari ishte i shtruar ne repartin e patologjisë që prej katër ditësh.