E rëndë në Elbasan/ Burri vret bashkëjetuesen me thikë dhe ikën

Personi që shihni në foto është autori i vrasjes së 37 vjeçares në Elbasan në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ai është identifikuar si Ramiz Mici, 37 vjeç dhe është shpallur në kërkim nga policia pas krimit makabër. Si pasojë e goditjes me thikë bashkëjetuesja e tij 37 vjeçarja Jetlira Elezi ka ndërruar jetë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Në orët e para të mëngjesit, në lagjen "Skenderbej", Elbasan dyshohet se shtetasi R.M., 37 vjeç , ka goditur me mjet prerës ( thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen J.E., 37 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën," njoftoi policia.

Banorët e pallatit e përshkruan ngjarjen si tragjike.

"Aty ishte gjaku, ishte mbushur me gjak, kurse trupi ishte këtu," tha fqinji.

Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

37 vjeçari nga Selita e Mollasit, baba i dy fëmijëve ishte divorcuar ndërsa pasi kishte gjetur një banesë me qira  kishte marrë aty dhe bashkëjetuesen e tij, e cila kishte një vajzë nga martesa e saj e parë.

Ndërkaq mësohet se gjithçka ka ndodhur pasi gruaja mbërriti në shtëpi dhe më pas dhe bashkëjetuesi i saj. Ende nuk dihen shkaqet teksa dyshohet se konfliktet e herëpashershme mund të jenë shkaku i ngjarjes së rëndë.

E rëndë në Elbasan/ Burri vret bashkëjetuesen me thikë
Në foto: Viktima Jetlira Elezi, Autori Ramis Mici dhe banesa ku ndodhi vrasja

EMISIONET