"E mbron bota, por jo Shqipëria" Në lumin Vjosë derdhen mbetje të përpunimit të naftës bruto
Megjithëse një Park natyror kombëtar, lumi Vjosa rrezikohet cdo ditë nga mbetjet e naftës bruto që derdhen në të.Në përroin e Gorreshit ndoptjet janë të konsiderueshme dhe të rrezikshme. Ambientalistët ngrenë alarmin për ndërhyrje të menjëherëshme ndërsa thonë se ky është një problem disa vjecar.
Megjithëse mbrohet si park kombëtar, lumi Vjosa është i rrezikuar nga ndotjet.
Përrenjtë që dërdhen në të janë kthyeër një vendgrumbillimi mbetjesh urbane dhe ato të naftës bruto.
Me sy të lirë duket qartë se përroi i Gorrishtiti ëshët një rrezik real për zonën rreth tij por edhe parkun kombëtarë të lumit.
Ambientalisti Niko Dumani thotë se ky problem është i vjetër ndërsa kërkon marrjen e masave të menjëhershme.
"Prej kohësh është nën ndikimin e shkarkimit të kompanive të zonës së Gorishtit, në zonën e Vlorës. Shkarkimet e tyre janë me impakt sepse mbetjet që shkarkohen hyjnë në grupin e mbetjeve të rrezikshme. Nuk shpërbëhen as në rrugë biologjike, as me fotokimik. Impakti i tyre në mjedis është shumë i qëndrueshëm," tha ai.
Kjo gjendje nuk rrezikon habiotatin ujor, por edhe tokat bujqësore pranë kësaj rrjedhe.
"Ka vite që po ndodh kjo gjë dhe ndotja e akumuluar siç thashë në fillim janë nga lëndë të rënda, që nuk degradohen. Impakti është jo vetëm në jetën e njerëzve nga ndotja e ajrit, por kemi dhe ndotje të mjedisit," tha ai.
Në datën 13 mars lumi Vjosë u shpall park kombëtarë si lumi i fundit i egër në Europë.