Braktisja e Pustecit, puna dhe infrastruktura e munguar po detyrojnë banorët të largohen
Çdo ditë Pusteci po braktiset nga banorët. Kjo për shkak të mungesës së investimeve dhe vendeve të punës. Banorët që jetojnë ende aty janë të moshuar, edhe për ata jetesa në atë zonë është e vështirë.
Në Pustec kanë mbetur vetëm të moshuar.
Mungesa e investimeve në infrastruktirë ka bërë që pusteci të jetë bashkia me numrin të ulët të banorëve në qarkun juglindor.
Vangjel Mitre është 80 vjeç, dhe nuk është larguar nga vendi i tij ndonëse jeta nuk është e lehtë.
"Banorët janë larguar. Ç'është mosha 40 vjeç edhe më lart janë larguar edhe vetëm edhe si familjarë. Unë kam nëj vajzë në Zvicër, ka barktisur vendin, shtëpinë. Kur vjen puna qeveria kërkon taksën," tha ai.
Infrastruktura e dobët me rrugët e paasfaltuara e vështirëson jetesën.
"Në këtë gjendje, kanalizimet të bëhen para se të bëhet asfaltimi, që të kemi dy punë me më pak shpenzime. Ne bëjmë shumë shpenzime dhe më pak punë," tha ai.
Kjo situatë pranohet nga kryetari i bashkisë Pali Kolefski i cili tregon se ka një projekt që do të ndërhyhet për rrugët.
"Në Zarroshkë, Pustec dhe Lajthizë do ketë ndërhyrje, që është faza e parë dhe kjo në infrastrukturë rrugore por dhe në pjesë të tjera," tha ai.
Investimi i fundit në këtë bashki ka qenë uji i pijshëm dhe fatmirësisht iu dha zgjidhje për banorët.