E frikshme në Pogradec, mjeti ku udhëtonte kryefamiljari me gruan dhe fëmijën shpërthen në flakë

Një mjet ka marrë flakë teksa ishte në lëvizje në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Mëmëlisht.

Drejtuesi i mjetit ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe 1 fëmijë kur mjeti ka marrë flakë.

Fatmirësisht kanë arritur të dalin në kohë nga mjeti i cili u dogj totalisht. Policia në vendngjarje.

Pogradec/Informacion paraprak

"Më datë 24.04.2023, rreth orës 20:55, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Memëlisht, ka rënë zjarr në automjetin tip "Citroen", me drejtues shtetasin D. T., i cili ka qenë në lëvizje. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat e paraprake dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (shkëndijë elektrike)."

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

pogradec mjeti ne flake

EMISIONET