E frikshme në Berat/ Ishte futur në një qese, gjendet e hedhur pranë varrezave kafka e një gruaje
Një kafkë e dekompozuar është gjendur dje e hedhur pranë një prej varrezave në Berat. Kafka e dekompozuar është gjetur mesditën e djeshme pranë varrezave të Burdulliasit dhe ndodhej brenda një qeseje plastike.
Ajo është gjetur nga punëtorët e varrezave, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Kafka i përkiste një gruaje, por ende nuk dihen më shumë detaje.
Kafka e dekompozuar është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, kur edhe do të kryen ekzaminimet e nevojshme që do të përcaktojnë identitetit e saj.
Të njëjtat burime konfirmojnë se po punohet nëpërmjet kamerave të sigurisë të shtëpive e bizneseve përreth varrezave dhe në dalje të rrugës nacionale, për të zbuluar identitetin e shtetasit që e ka hedhur këtë qese me kafkën brenda, pranë varrezave.