E rëndë në Greqi, arrestohet 27-vjeçari shqiptar, përdhunoi 70-vjeçaren greke

E rëndë në Greqi, arrestohet 27-vjeçari shqiptar,

Një i ri shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 70-vjeçare.

Mediat greke shkruajnë se 27-vjeçari shqiptar jetonte në një hotel përballë shtëpisë të së moshuarës.

I riu shqiptar pasi kishte mbuluar fytyrën, ka hyrë në banesën e 70-vjeçares dhe nën kërcënimin e thikës ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale.

27-vjeçari shqiptar ka mohuar akuzat, mirëpo autoritete greke kanë gjetur shenjat e gishtave dhe pritet të çohet drejt prokurorisë së qytetit Kos.

EMISIONET