Kush i largoi me makinë dy 18-vjeçarët? Zbardhet vrasja e të riut në Tiranë, njëri e goditi me hanxhar, tjetri…

Kush i largoi me makinë dy 18-vjeçarët? Zbardhet vrasja e

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 19-vjeçarit Stiven Toshkesi në Tiranë. Ngjarja ndodhi më 18 prill shumë pranë banesës së të riut, sapo ky i fundit kishte lënë punën.

Dy të rinjtë, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj i kishin zënë pritë viktimës, ndërkohë Maze e qëlloi atë pas shpine me haxhar.

Zbardhen detaje të tjera tronditëse nga hetimet lidhur me vrasjen e 19-vjeçarit Stiven Toshkesi në kryeqytet më 18 prill në afërsi të banesës së të riut, aty ku edhe autorët i bënë pritë.

Siç është raportuar më parë, të konfirmuar edhe nga burime policore

Shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë konflikti për një vajzë.

Nga hetimet rezulton se 18-vjeçari tjetër Ensi Maze ka mbajtur derën e makinës që shoku i 19-vjeçarit Stiven Toshkesi të mos dilte nga makina që të godiste personin që po qëllonte me hanxhar Stivens Toshkesin.

Të dy të rinjtë e arrestuar për krimin nuk banonin në zonën ku ndodhi ngjarja, që lë dyshime se dy të rinjtë kishin shkuar me qëllimin për ta goditur 19-vjeçarin.

Po ashtu në ngjarjen e 18 prillit ende nuk dihet kush i largoi dy autorët nga vendi i ngjarjes me makinë.

Për dy 18-vjeçarët gjykata dha masën arrest në burg, gjithashtu ka marrë në pyetje edhe vajzën, ku ka treguar edhe arsyet e konfliktit.

Kush i largoi me makinë dy 18-vjeçarët? Zbardhet vrasja e

vrasja ensi maze stiven toshkesi aksel hoxha

EMISIONET