Dritan Rexhepi, 10 ditë në mbikëqyrje të rreptë në paraburgimin e 313-ës, ja arsyeja

Dritan Rexhepi, 10 ditë në mbikëqyrje të rreptë në

Një ndër njerëzit më të kërkuar në Europë, Dritan Rexhepi aliaj Lulzim Murataj ose Dioniso Paulos, prej 24 orësh është vendosur në regjimin e observimit në ambientet e paraburgimit "Jordan Misja" ose siç njihet ndryshe burgu nr. 313.

Rexhepi, i konsideruar si "lordi" i grupeve shqiptare në trafikun e kokainës, është izoluar brenda një dhome në 313, duke u lënë i vetëm.

Burime pranë këtij burgu thanë për gazetarin e “Ora News”, Elton Qyno, se Rexhepi pritet të qëndrojë në observim në një kohë deri 10 ditë, me qëllim kryerjen e një analize risku mbi shëndetit psikik, gjendjen shëndetësore por dhe gjendjen konfliktuale që Rexhepi mund të ketë me të paraburgosur dhe të dënuar të tjerë.

Pasi të ketë dalë raporti vlerësues dhe pasi të jetë marë në pyetje nga vetë policia e burgjeve, do përcaktohet dhe burgu se ku do qëndrojë në vijim, Dritan Rexhepi.

Dritan Rexhepi, aktualisht ka të hapur në Gjykatën e Lartë një çështje penale ku është dënuar në dy shkallë me 25 vite burgim, për vrasjen e dy punonjësve të policisë rrugore në Fushë-Krujë.

Ai në Shqipëri është dënuar dhe për falsifikim të pasaportës.

Ndërsa aktualisht kundër tij vijon në Gjykatën e Posaçme një proces për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në Shijak, ku Rexhepi është marrë i pandehur së bashku me Altin Hajrin.

EMISIONET