FOTO-SATIRA/ “Arbjan Mazniku po chaton me mua, por Veliaj pse është kështu?” (Elman Abule ndodhej në SPAK)
Teksa u prezantuan një sërë projektesh zhvillimore në kuadër të programit “Urat e reja për Shqipërinë 2030” në takimin e thirrur nga kryeministri Edi Rama morën pjesë jo vetëm ministra të linjës dhe drejtorë të institucioneve vartëse, por edhe dora vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Teksa miku i lekëve dhe udhëtimeve Elman Abule po “zbërthente” marrëdhëniet me mikun e tij Veliaj, një pamje duket se u ka shpëtuar kamerave në aktivitetin e sotëm.
Dhe kjo nuk kishte si t’i shpëtonte faqes satirike në rrjetet sociale, “Lolita”, e cila në një foto-postim të sajoi tregon ankthin që kishte kapluar Veliajn në atë moment.
“Arbjan Mazniku po chaton me mua. Këta të tjerët s'di pse janë kshu...”, ironizon “Lolita”.


