HYN I QESHUR, DEL I HESHTUR! Abule “zbërthehet” për Veliajn. Për 4 orë biznesmeni u pyet nga SPAK për kryebashkiakun

Elman Abule ishte dëshmitari i radhës i Prokurorisë së Posaçme. Mësohet se për katër orë ai u pyet mbi dosjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj

Për më shumë se 4 orë biznesmeni Elman Abule ka dhënë dëshmi në SPAK për dosjen “Veliaj”.

Para hyrjes në SPAK nuk dha përgjigje para gazetarëve, por vetëm buzëqeshje.

Të njëjtën reagim pati edhe kur doli nga struktura e posaçme.

HYN I QESHUR, DEL I HESHTUR! Abule “zbërthehet” për

Biznesmeni rezulton të këtë një marrëdhënie biznesi dhe miqësie me kryetarin e bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Jo vetëm kaq, miqësia e tyre është ndërthurur edhe përmes disa transaksione të dyshimta financiare, që çifti Abule ka bërë në adresë të llogarive bankare të Ajola Xoxës.

Përmes sistemit TIMS, SPAK ka siguruar prova që faktojnë udhëtime të përbashkëta në disa vende të Evropës.

Një ditë më parë, bashkëshortja e Abules, Marisa Nito u pyet në SPAK për dosjen Veliaj. Ajo qëndroi më shumë se 5 orë por pas daljes nuk dha asnjë koment.

EMISIONET