Doli në listë, reagon kreu i KLP-së: Nuk e kam shkarkuar dhe nuk e di çfarë është Aktivisti i PS-së

Doli në listë, reagon kreu i KLP-së: Nuk e kam shkarkuar dhe nuk

Pasi iu përmend emri në listën e shkarkuesve të aplikacionit të PS-së, Aktivisti, reagon edhe Kryetari i KLP-së, Alfred Balla.

Balla shkruan se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe theksoi se nuk e ka shkarkuar dhe nuk e ka përdorur asnjëherë një aplikacion të tillë.

Ai shton se anëtarët e KLP-së, gëzojnë statusin e magjistratit dhe janë të depolitizuar e të departizuar dhe nuk ka sesi të shkelin ligjin të bëhen anëtarë apo aktivistë të një partie politike.

Balla: Në lidhje me këtë fakt që ai e konsideron të pa vërtetë, zoti Balla është vënë në dijeni nga media. Ai shprehet se nuk e ka shkarkuar, parë dhe përdorur asnjëherë një aplikacionin për të cilin nuk e ka idenë se çfarë përfaqëson. Anëtarët e KLP-së, gëzojnë statusin e magjistratit dhe janë të depolitizuar e të departizuar dhe nuk ka sesi të shkelin ligjin të bëhen anëtarë apo aktivistë të një partie politike e kujtdo krahu qoftë, apo të merren me aktivitet politik gjatë mandatit kushtetues. Ai inkurajon gjithashtu organet e drejtësisë të hetojnë dhe të gjejnë shpërndarësit e këtij lajmi të pavërtetë për të.

EMISIONET