"Do më bjerë infarkt në burg", Alda Klosi i kërkon gjykatës që të lirohet nga qelia

Ish-zyrtarja e ministrisë së financave Alda Klosi kërkon lirimin nga burgu. Ajo pretendon se vuan nga probleme shëndetësore dhe se qëndrimi në paraburgim mund ti shkaktojë infarkt. Klosi po përballet me akuza për mos-justifikimi e rreth 500 mijë eurove të marra në banesën e saj.

Ish-zyrtarja e ministrisë së Financave Alda Klosi e arrestuar për pastrim parash dhe fshehje të pasurisë kërkon zëvendësim mase në gjykatën e Tiranës.

Kërkesa është bërë më argumentin e gjendjes së saj shëndetësore duke shtuar se qëndrimi në paraburgim i rrezikon jetën pasi ka premise për infarkt të miokardit.

Seanca gjyqësore ku Klosi përfaqësohej nga avokati Arbër Hoxha, nuk u zhvillua dhe u shty për një datë tjetër.

Gjykata e Apelit në Tiranë më 20 shkurt rrëzoi kërkesën e Alda Klosit për një masë më të lehtë sigurie pavarësish se ajo kishte nën kujdestari dy fëmijë të mitur dhe nënën e saj.

Pas vendimit të apelit prokuroria urdhëroi vendosjen nën sekuestro të disa pasurive të ish zyrtares, si një garazh dhe apartament në rrugën "Kongresi i Lushnjës" në Tiranë.

Alda Klosi ra në pranga më datën 3 shkurt pas ballafaqimit me dëshminë e dytë të sanitares Rozeta Dobi e cila ka treguar së shumë prej 400 mijë eurosh ja kishte marrë Alda klosit në banesë.

Dobi ka pretenduar se gjithçka ishte përgatitur nga Alda Klosi për të fshehur paratë për shkak të konflikteve që kishte me ish bashkëshortin.

"Do më bjerë infarkt në burg", Alda Klosi i kërkon

EMISIONET