Dita nis me mot të kthjellët, pasdite priten reshje shiu në të gjithë vendin

Dita nis me mot të kthjellët, pasdite priten reshje shiu në

Do të mbetet territori shqiptar nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që orët e paradites të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare por pas-mesditës dhe në vijim; pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu afat-shkurtër në të gjithë vendin.

Në zona të izoluara në Lindje të territorit do të ketë mini-stuhi breshëri. Nën ndikimin e kushteve të motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta vijon i gjithë territori edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes por mesdita ruan vlera konstante të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin ku më të dukshme vranësirat do të jenë në Veri dhe veriperëndim të Kosovës. Parashikohet që; pasditja të sjellë shtim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë Republikën e Kosovës, herë pas here priten stuhi të forta ere dhe breshër.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash mbizotërojnë; kushtet e motit në Republikën e MV në pothuajse gjithë ditën, ku parashikohet që vranësirat të zhvillohen gjatë orëvë të mesditës duke sjelle rrebeshe shiu dhe mini-stuhi breshëri. Më të theksuara në zonat Jugore të MV. Orët e mbrëmjes do të sjellin përmirësim të përkohëshëm të kushteve atmosferike në Republikën e MV.

EMISIONET