“DILNI PËRJASHTA!” - Përplasje në Aeroportin e Vlorës mes përfaqësuesve të "MABCO", nënkontraktorëve dhe rojeve të sigurisë

“DILNI PËRJASHTA!” - Përplasje në Aeroportin e

Përplasje në Aeroportin e Vlorës mes përfaqësuesve të kompanisë MABCO, nënkontraktorëve dhe rojeve të sigurisë.

Siç shihet nga pamjet, situata është tensionuar në ambientet e aeroportit, ku punonjës të kompanisë MABCO kanë nxjerrë me forcë nga zyrat e aeroportit punonjësit që ndodheshin aty.

Mes tyre ka pasur përplasje verbale, por dhe fizike. “Dilni përjashta”, dëgjohen teksa zihen dy grupimet.

REAGIMI

Inventarizimit të aseteve, pajisjeve dhe gjendjes aktuale të projektit, një proces i domosdoshëm për vlerësimin e situatës faktike dhe organizimin e fazës së mëtejshme të punimeve.

Megjithatë, gjatë zhvillimit të këtij procesi janë konstatuar pengesa nga përfaqësues të kompanisë së sigurisë dhe nga persona të tretë që kanë pretenduar të veprojnë mbi bazën e autorizimeve të lëshuara nga administratori aktual i regjistruar në QKB. Mes tyre ka qenë edhe z. Bujar Ejupi, i cili ka pretenduar ekzistencën e një prokure të lëshuar nga administratori.

Rikujtojmë se vendimet e Asamblesë së Përgjithshme të Ortakëve janë detyruese për administratorin, punonjësit e shoqërisë dhe çdo person që vepron në emër apo për llogari të saj. Për rrjedhojë, asnjë autorizim individual, asnjë prokurë dhe asnjë veprim i njëanshëm nuk mund të prevalojë mbi vendimet e organit më të lartë vendimmarrës të shoqërisë.

Mabco Constructions S.A. do të vazhdojë të ushtrojë të drejtat dhe detyrimet e saj kontraktore në funksion të përfundimit të projektit, ndërsa çdo pengesë ndaj zbatimit të vendimeve të Asamblesë, aksesit në kantier apo vijimit të punimeve do të dokumentohet dhe do t'u referohet institucioneve kompetente për trajtim sipas ligjit.

Objektivi ynë mbetet i pandryshuar: rikthimi i aktivitetit normal në kantier, respektimi i ligjit, respektimi i vendimeve të organeve të shoqërisë dhe përfundimi sa më i shpejtë i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, një projekt me rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik dhe turistik të Shqipërisë.

EMISIONET