Dhuna në familje, në 4 muaj 163 denoncime në Tiranë, 80% e denoncuesve gra

Qendrat urbane rezultojnë se kanë numrin më të madh të denoncimeve në polici për dhunë në familje. Policia e Tiranës ka regjistruar 163 denoncime të tilla në katër muajt e parë të këtij viti, ndërkohë që qytetet e tjera me më shumë raste ka regjistruar Elbasani, Fieri dhe Vlora ndërkohë që në mbi 80 përqind të denoncimeve autore janë gratë. Në qytetet me më pak denoncime për vepra të tilla renditet Dibra me vetëm tri raste.

Krimet brenda familjes të shoqëruara shpesh me viktima janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, ndërkohë që numri më i madh i këtyre rasteve është regjistruar në zonat urbane.

Sipas të dhënave të siguruara nga Rtv Ora  gjatë 4 mujorit të fundit në policisë e Tiranës janë regjistruar 163 denoncime për dhunë në familje.

Pas kryeqytetit, renditet Durrësi renditet i dyti me 69 denoncime dhe më pas vijnë qytete të tjera si Elbasani, Fieri dhe Vlora.

Në statistikën e policisë, qarku me numrin më të vogël të denoncimeve për dhunë në familje rezulton të jetë Dibra.

Sipas policisë 80% e denoncime për dhunën në familje bëhen nga gjinia femërore dhe 20% nga meshkujt.

Shpeshherë pas njoftimeve që bëhen në polici në kushtet e konflikteve familjare denoncuesit tërheqin kallëzimin pasi reflektojnë në një moment të dytë.

Hetimi i denoncimeve për dhunë në familje sipas policisë ka evidentuar se në shumë raste autorët janë përsëritës, çka ka bërë që edhe masat ndaj tyre të jenë më të ashpra.

Në rastet e denoncimeve për dhunë në familje janë kryesisht gratë ato që kanë kërkuar urdhra mbrojtje nga bashkëshortët ose personat e tjerë të afërt.

Gjatë muajve të fundit në Shqipëri janë regjistruar më shumë se 10 krime brenda familjes, ku shumica prej tyre kanë ndodhur pas konflikteve bashkëshortore.

EMISIONET