Denis Brajoviç lëvizte me BMW të blinduar, SPAK bllokon mjetin tek policia private

Denis Brajoviç lëvizte me BMW të blinduar, SPAK bllokon mjetin

Gjatë operacionit “Metamorfoza” në Shkodër, policia kriminale ka ushtruar kontroll në 10 banesa, duke shoqëruar dhe arrestuar disa persona.

Forcat e Policisë së Shtetit, hynë dhe në banesën e Denis Brajoviç në Shkodër, por nuk mundën ta gjenin atë, duke e shpallur në kërkim.

Sipas gazetarit të “Ora News” Elton Qyno, në bazë të informacioneve operative që janë siguruar, policia ka sekuestruar dhe një automjet të blindur me targa AB 746 AD.

Mjeti i tipit “BMW” rezulton në pronësi të policisë private në Shkodër të quajtur “Triangolo Security”.

Informacionet policore tregojnë se mjeti i blinduar është përdorur nga Denis Brajoviç, ndaj dhe është sekuestruar.

elton qyno denis brajoviç

EMISIONET