Ngjarja e rëndë në Hamallaj, Balliu: Gardisti dhunues, Martin Nikolla është Lindita Nikolla, degradim!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas konfliktit të ndodhur gjatë ditës së sotme në Hamallaj të Durrësit mes dy familjeve, Nikolla dhe Kaçi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Hamallaj të Durrësit, ku mes personave të përfshirë është edhe një punonjës i Gardës së Republikës, Martin Nikolli i cili ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit.

Përmes një reagimi në Facebook, Balliu është shprehur se pas Martin Nikollit qëndron kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Reagimi i Balliut:
Martin Nikolla eshte Lindita Nikolla
Ashtu si filmimi i rrahjes makabre ne Fushe-Kruje tregonte frymezimin qe ka dhene Rilindja krimit edhe Martin Nikolli nuk qellinte dot po te mos ishte Lindita ashtu si Rrahman Rraja.
Te gjithe sebashku jane shprehje e degradimit, degjenerimit, korrupsionit qe ka mbjelle qeverisjen Rama.
Keto nuk jane raste sporadike jane logjika e qeverisjes se narkotrafikut.



