Dallëndyshe Bici sfidon Ramën. Ultimatumi i kryeministrit për Kadastrën i pazbatueshëm

Zinxhirin e torturave që kanë kaluar qytetarët në ASHK e ka pranuar edhe vetë kryeministri.

Rama i ka kërkuar falje qytetarëve  si kryetar i një partie fajtore.

Më pas kryeministri dha lajmin e mire, se duke filluar  nga data 3 korrik Kadastra nuk do të jetë më e aksesueshme për asnjë qytetar, çdo shërbim do të ofrohej online.

Praktika 30-vjeçare paguaj për të marrë shërbim ka mbaruar.

Rama la një sfidë të hapur pas datës 3 korrik. 

TV Ora News ka bëre një vëzhgim në ASHK ne muajin shtator. 

Duket se pak ka ndryshuar. Qytetarët hyjnë dhe dalin ne zyrat e kadastrës.

Kryeministri u shpreh se askush nuk do i përgjigjet telefonatave për ndërhyrje, ndërkohë realiteti vijon të jetë i njëjtë.

Qytetarët qëndrojnë te dera dhe pasi telefonojnë specialistë ose drejtorë, ngjiten lart për t’i takuar në zyra.

Nga vëzhgimi i TV Ora News rezultoi se ultimatumi  i kryeministrit është i pazbatueshëm.

Ai rezulton të jetë po aq i ‘pafuqishëm’ sa edhe urdhri i Dallëndyshe Bicit në Maj 2023.

Më herët investigimi i Ora News ka treguar se punonjësit e Kadastrës kërkojnë  shuma te mëdha lekësh për një legalizim, ndërkohe që qytetarët që nuk kanë njohje zvarriten pafund.

EMISIONET