Covid-19 në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, rriten rastet e reja në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, rriten rastet e reja

Asnjë humbje jete dhe 34 raste të reja janë regjistruar me Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 7 raste të reja 5 në Sarandë, nga 3 raste në Elbasan, Kukës, nga 2 raste në Has, Berat, Pogradec, Poliçan, Konispol, nga 1 rast në Durrës, Fier, Korçë, Lezhë, Shijak, Skrapar.

Aktualisht janë 232 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.  Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë. 

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,109 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 34
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3348

Testime totale 868,822
Raste pozitive 132,797
Raste të shëruara 130,109
Raste Aktive 232
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 93
Vlorë 25
Durrës 22
Kukës 21
Elbasan 18
Shkodër 14
Lezhë 14
Fier 12
Korçë 7
Berat 5
Gjirokastër 1

EMISIONET