COVID-19 NË QARKULLIM! Tomini: Rastet e shtuara! Njësitë shëndetësore ofrojnë vaksina për virusin

COVID-19 vijon të qarkullojë në vendin tonë, krahas një rritjeje të lehtë të virozave të tjera respiratore. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se, deri më tani, nuk është konfirmuar asnjë rast me grip sezonal. Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes, teksa bejne me dije se vaksina kundër COVID-19 vijon të ofrohet falas në njësitë vendore të kujdesit shëndetësor.

COVID-19 vijon të qakullojë në Shqipëri me raste pozitive në rritje javët e fundit, paralelisht me virozat e tjera respiratore.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, thotë për “Ora News” se rastet e shtuara me COVID-19 tregojnë se virusi mbetet ende aktiv në komunitet, edhe pse në nivele të moderuara.

Në anë tjetër edhe pse numri i pacientëve që paraqiten me simptoma respiratore është rritur, deri më tani nuk është konfirmuar asnjë rast me grip sezonal.

Instituti i Shëndetit Publik vijon monitorimin e situatës epidemiologjike në rang kombëtar dhe u bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat bazë të higjienës personale dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast të shfaqjes së simptomave

EMISIONET