“Bosi i “Cosa Nostra”-s ka qenë dhe në Shqipëri”, Kepi: Denaro takime me krerë institucionesh dhe sipërmarrës
Detaje të reja dalin në lidhje me Matteo Messina Denaron, anëtari i fundit i Cosa Nostra, i cili u arrestua pak ditë më parë në Itali.
Gjurmët e hetimeve të çojnë në shumë vende, bosi i Cosa Nostras duket se ka udhëtuar në shumë shtete, mes tyre dhe në Shqipëri. Mediat italiane raportojnë se udhëtimet dhe qëndrimet e gjata kanë emërues të përbashkët drogën.
Gazetarja Alba Kepi raportoi për “Ora News” më shumë nga zhvillimet e hetimeve të bossit të fundit të mafias famëkeqe italiane.
“Këto veprimtari i sillnin bosit të mafies të ardhura të larta, për të plotësuar standardet e tij të larta të jetesës, ndërsa flitet për 150 milionë në vit.
Vizitat e bosit të drogës në këto vende kanë qenë aktivitetet për trafikim të lëndëve narkotike apo dhe duhani klandestin.
Sipas mediave, Në Shqipëri Messina Denaro kishte dërguar si fillim si ‘ambasador’ të vendosjes së këtyre marrëdhënieve, Luca Bellomo, bashkëshortin e mbesës së tij Lorenza, ndërsa më pas shkoi vetë personalisht. Denaro ka krijuar marrëdhënie me përfaqësues të institucioneve dhe sipërmarrësit. Ndërkaq hetimet vazhdojnë”, theksoi ndër të tjera nga Roma gazetarja Alba Kepi.