Borsh/ Hyn me mjet lundrues në zonën e pushuesve, merr gjobën "e kripur"

Borsh/ Hyn me mjet lundrues në zonën e pushuesve, merr gjobën

Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues në zonën e Borshit dhe ka vendosur masë administrative ndaj drejtuesit të tij për shkelje të rregullave të sigurisë në det.

Gjatë patrullimit në zonën e quajtur “Krorëz”, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan mjetin lundrues brenda perimetrit të sigurisë të përcaktuar për pushuesit.

Sipas të dhënave, mjeti kishte hyrë në zonën ku qytetarët po laheshin, duke krijuar rrezik për sigurinë e tyre.

Pas verifikimeve, Policia Kufitare bllokoi mjetin dhe ndëshkoi drejtuesin me gjobë në vlerën 500 mijë lekë të rinj për shkeljen e konstatuar.

 

EMISIONET