"Mos e çoni vendin sërish në votime"/ Ambasadori britanik nga Zubin Potoku: Gjeni marrëveshje për qeverinë dhe Presidentin

"Mos e çoni vendin sërish në votime"/ Ambasadori

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur pritshmërinë që pas përfundimit të procesit zgjedhor partitë politike të arrijnë një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja dhe zgjedhjen e presidentit të vendit.

Gjatë vëzhgimit të procesit të votimit në Zubin Potok, Hargreaves foli për mediat si pjesë e ekipit diplomatik të monitorimit “Diplo Watch”, një mision i koordinuar nga Bashkimi Evropian që po ndjek nga afër zhvillimin e zgjedhjeve në të gjithë Kosovën.

Ai u shpreh se shumë qytetarë presin që vendi të mos përballet më me procese të tjera zgjedhore në një periudhë të shkurtër kohore dhe që nga këto zgjedhje të dalin institucionet e nevojshme për funksionimin e vendit.

Sipas ambasadorit britanik, do të ishte pozitive që forcat politike të gjenin gjuhën e përbashkët jo vetëm për formimin e Kuvendit dhe Qeverisë, por edhe për zgjedhjen e presidentit të ri, duke shmangur nevojën për zgjedhje të tjera.

EMISIONET