DOKUMENTET/ Braktiset masivisht Alibeaj/ Kandidatët e tij në Vaun e Dejës dalin në mbështetje të Zef Hilës

DOKUMENTET/ Braktiset masivisht Alibeaj/ Kandidatët e tij në Vaun e

Lista e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të PD në Vaun e Dejës del në mbështetje të Zef Hilës në zgjedhjet e 14 Majit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë PD dega e Vaut të Dejës, me anë të një komunikate zyrtare poër shtyp.

Në këtë komunikatë shkruhet se nag sot, ata shprehin hapur mbështetjen tonë për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” z. Zef Hila.

Në komunikatë mes të tjerash shkruhet se ata distancohen nga çdo kandidaturë personale e kujtdo qoftë ajo, përfshirë edhe të kryetarit të komanduar të PDSH-së, për sa kohë kjo kandidaturë është nxjerrë në kundërshtim me vullnetin e demokratëve të bashkisë së Vau Dejës.

Në mbyllje të komunikatës ata i bëjnë thirrje të gjithë demokratëve të bashkisë së Vau Dejësit, të mbështesim kandidatin e përbashkët të demokratëve, z. Zef Hila dhe listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Njoftimi i plotë i PD: 

Partia Demokratike e Shqipërisë

Dega Vau Dejës

Vau Dejës, më 10.04.2023

DEKLARATË E KANDIDATËVE TË PARTISË DEMOKRATIKE PËR KËSHILLIN BASHKIAK TË BASHKISË VAU DEJËS

Ne, kandidatët për këshilltarë të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Vau Dejës, duke falenderuar Kryesinë e Degës dhe strukturat e PD, Dega Vau Dejës, për besimin dhe mbështetjen, shprehim qëndrimin tonë lidhur me fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023:

Ne sot, me anë të kësaj deklarate, shprehim hapur mbështetjen tonë për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” z. Zef Hila.

Ne distancohemi nga çdo kandidaturë personale e kujtdo qoftë ajo, përfshirë edhe të kryetarit të komanduar të PDSH-së, për sa kohë kjo kandidaturë është nxjerrë në kundërshtim me vullnetin e demokratëve të bashkisë së Vau Dejësit.

Ne i bëjmë thirrje të gjithë demokratëve të bashkisë së Vau Dejësit, që të bashkuar të mbështesim kandidatin e përbashkët të demokratëve, z. Zef Hila dhe listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Z. Zef Hila është ish-kryebashkiaku jonë, është Deputeti ynë, është njeriu më i votuar dhe më i mbështetur i kësaj zone, dhe po ashtu edhe në listen tonë për këshilltarë bashkiak janë përfshirë gra dhe burra të ndershëm, profesionistë e me integritet, me kontribute për komunitetin tonë, e të gjithë janë të gatshëm për të punuar me përkushtim dhe me besim, për fitoren e padiskutueshme të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak dhe të z. Zef Hiles si kryetar i ardhshem i Bashkisë Vau Dejës me 14 Maj.

EMISIONET