BMWX6 plot me armë/ Akuza kërkon “burg” për Spahiun e Preçin. Ja kush do vendosë fatin e kunatit të Erjon Alibejt

BMWX6 plot me armë/ Akuza kërkon “burg” për Spahiun e

Prokuroria e Elbasanit, ka çuar në gjykatë materialin hetimor, ndaj dy personave të arrestuar Arben Spahiu, Arsen Preçi, të cilët akuzohen për “Sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit” dhe “Falsifikim të dokumentave”.

Për Spahiun, kunatin e Erjon Alibej dhe Preçin kushëririn e Alibej, prokurori Kreshnik Ajazi, i ka kërkuar gjykatës së Elbasanit, caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Kërkesa e prokurorisë pritet të shqyrtohet ditën e nesërme nga gjyqtari i gatshëm, Elis Dine, i cili pasi të vlerësojë provat e administruara në dosjen e akuzës, do vendosi nëse Spahiu dhe Prençi, do mbyllen në burg ose jo.

Dy persona e arrestuar për një pistoletë “Glock”, tre automatikë kallashnikovë, dy bidona me benzinë dhe një automjet tip BMWX6 të vjedhur në Shkodër, nuk kanë pranuar autorësinë e këtyre sende pa lejë.

Arben Spahiu, ka deklaruar në polici se gjithçka ka qënë një inskenim që grupet kriminale në Elbasan, e kanë kryer me qëllim dëmtimin e familjes së tij dhe kunatit, Erjon Alibej.

Ky i fundit ndodhet i arrestuar në SPAK, qysh prej datës 17 Maj 2022 dhe kohët e fundit është kthyer një bashkëpuntor i prokurorisë së posaçme SPAK.

Të njëjtin version se armët dhe makina e bllokuar nuk janë të tyren,por janë inskenuar, ka mbajtur në polici dhe Arsen Preçi.

Por, policia pretendon se brenda në makinën e vjedhur në Shkodër, ku u gjetën tre armët dhe dy bidona me benzinë, është zbuluar dhe një kartë identiteti të kombësisë greke me emrin Konstandinos Lolos banues në Patra.

Por fotografia e kësaj karte, ishte pikërisht e Arben Spahiut,shtëpia e të cilit ndodhet vetëm 50 metra larg vendit ku u gjetën armët

elton qyno erjon alibej arben spahiu arsen preçi prokuroria e elbasanit kreshnik ajazi

EMISIONET