Meta tri orë në SPAK për dosjen “CEZ-DIA”: S`kam lidhje me çështjen, kam qenë në opozitë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dëshmoi në SPAK për më shumë se tri orë për aferën CEZ-DIA. Në dalje të prokurorisë ai tha se priste të pyetej për aferat e denoncuara nga opozita ndërsa shtoi se nuk ka asnjë lidhje me privatizimin e 75 për qind të OSSH-së pasi në kohën kur është marrë vendimi ka qenë në opozitë.

Kreu i PL-së Ilir Meta ishte i thirrur sot në SPAK.

Pas disa orësh në pyetje, ai deklaroi se ishte thirrur për çështjen e privatizimit të CEZ për të cilën ai është shprehur se nuk ka patur asnjë implikim të tij gjatë kohës kur ai ishte Ministër i Ekonomisë.

Ilir Meta: Kam patur një ftesë për të ardhur në SPAK prej disa ditësh për një çëhstje të filluar që në 2019, me burime të hapura.

Janë me dhjetëra kallëzime të mijat edhe si president i Republikës për ligje të veçanta, ligje në veçanti, apo denoncimin e Kuvendit që flasifikoi e ish-kryetarit të Kuvendit për shkarkimin e presidentit.

Sot kishte të bënte me çështe të CEZ-it dhe CEZ 10 që është përsëritur shumë herë në publik e që aktivizohet sa herë është Rilindja në krizë. Jam përgjigjur si një deklarues për rrethana të caktuara.

Kam dhënë sqarime që në 2015 pas një shkrimi të një kolege tuaj që manipulonte të dhënat e arbitrazhit në Vjenë për të ciëln kompania që mbronte shtetin shqiptar bëri një deklaratë publike. Meta nuk ka asnjë lidhje për marrëveshjen e nxjerrë, pasi është bërë kur kam qënë Ministër i Ekonomisë dhe nuk kishte asnjë lidhje me ÇEZ-in.

Gjatë kohës që kam qënë ministër, CEZ nuk ka përfituar asgjë nga qeveria, por madje kemi qënë dhe në debate të vazhdueshme pasi ata nuk po bënin investimet që kishin marrë.

Në dhjetor, pasi ERE mori një vendim, institucion i pavarur, që varej nga Kuvendi, ku favorizohej CEZ, që të shiste energji më lirë CEZ, ministria e Ekonomisë e ka kundërshtuar këtë vendim të ERE-s. Drejtori i KESHI-t Engjëll Zeqo i ka kundërshtuar, përplasja ka qenë aq e fortë sa më pas ish-kryetari i ERE-s dha dorëheqje.

Kujtova se ishte një nga dhjetëra çështjet që unë i kam denoncuar në SPAK me shpresën se ky institucion të bëjë punën e vet.

Dosja CEZ-DIA u rihap nga SPAK në prill të vitit 2022 ndërkohë që më herët ishte dënuar me 11 vite burg biznesmeni Kastriot Ismailaj.

Objekti i hetimit bën fjalë për shitjen e 75 për qind të aksioneve të OSSH tek CEZ-DIA në vitin 2009, kontratë që u anulua në vitin 2013 pas ardhjes së PS në pushtet.

Prishja e marrëveshjes mendohet se i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro. Kallëzimi për këtë çështje u bë në vitin 2015 nga  Ministria e Energjisë dhe Industrisë për akuzat shpërdorim detyre në bashkëpunim nga zyrtarët e kohës së nënshkrimit të kontratës, duke favorizuar CEZ-in me çmimin e energjisë, faljen e detyrimeve dhe njohjen e borxhit të keq.

EMISIONET