Bie rrufeja në një banesë dykatëshe në Malësinë e Madhe, shkrumbohet e gjitha nga flakët

Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar një shtëpi në Grabom të Këlmendit në Bashkinë Malësi e Madhe.

Shtëpia dykatëshe me 13 dhoma i përket Zef Gjergjit, ndërkohë pjesëtarët e famijes kanë shpëtuar. Dëmet materiale janë të shumta, ndërsa e gjithë familja ka mbetur në qiell te hapur.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e vështirë për shkak të terrenit malor. Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë rrufeja.

Zjarri nisi rreth orës 21:00 mbrëmjen e djeshme.

EMISIONET