Bëri për spital avokatin e gruas me të cilën është në proces divorci, policia në kërkim të të riut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2023, 16:40
Ora News mëson se avokati i dhunuar nga i riu Daniel Shkrela në Fier është Ergys Selmani.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e zyrës së avokatit Selmani pranë mjediseve të gjykatës së Fierit.
Mësohet se Shkrela që e ka dhunuar ka qenë në proces divorci e Selmani ka qenë avokat i palës paditëse.
Debati ka qenë i ashpër në brendësi të zyrës duke përfunduar në plagosjen e Selmanit.
Avokati Selmani është shoqëruar për ndihmë mjekësore në mjediset e spitalit të Fierit.