Baza detare e Limionit/ Meçollari: Është bërë falsifikim i dokumentave në procesverbal
Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se është bërë falsifikim i dokumentave në procesverbalin për bazën detare të Limionit.
Meçollari: Kjo video përmban një komision disiplinor ose gjyq administrativ që bëhet në Forcat e Armatosura ku personi i akuzuar jam unë.
I akuzuar nga Ministri i Mbrojtjes në atë kohë i cili kishte përfaqësuesin e tij në Komision si dhe komisioni i cili përbëhet nga 5 ushtarakë dhe që duhej të ishin të pavarur në marrjen e vendimit.
Dhe kjo video, në fakt mënyra sesi shprehet kryetari i komisionit nuk bën gjë tjetër veçse tregon pavarësinë e komisionit dhe ndërhyrje ndikim të paligjshëm të ministrit në Procedurën dhe vendimarrjen e komisionit.
Pra kjo tregon që vendimarrja është bërë në mënyrë të jashtëligjshme dhe vendimi është i jashtëligjshëm.
Thelbi qëndron që aty kemi të bëjmë me vepra penale dhe veprat penale që janë kryer aty në gjykimin tim janë e para ndikim i paligjshëm dhe e dyta është falsifikim i dokumenteve.
Aty është bërë një falsifikim i dokumentave në procesverbal.

