Basha e akuzoi për masakër elekorale, Rama: Humbësit le të merren me ne, ftesa është e hapur

Basha e akuzoi për masakër elekorale, Rama: Humbësit le të
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama, ka reguar pas deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili tha se 25 prilli ishte një masakër elektorale.

Në një postim në facebook, Rama thotë se humbësit merret me fituesit porse këta të fundit nuk do të merren me ta këtë mandat të tretë andaj përsëriti ftesën e tij për bashkëpunim.

Rama: Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati ynë i Tretë nuk do t'i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur! Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t'i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!Lufta e vjetër politike s'është më puna jonë!

Ndërkohë Basha më herët tha se opozita do të zhvillojë betejën në të gjitha frontet për rrëzimin e regjimit Rama-Doshi-Rakipi.

EMISIONET