Sarri drejt Romës, merr me vete edhe Elseid Hysajn

Sarri drejt Romës, merr me vete edhe Elseid Hysajn

Me Paulo Fonsecën në fund të aventurës me Romën, drejtuesit kanë intensifikuar lëvizjet për trajnerin e ri i cili do të jetë Maurizio Sarri dhe vetëm diçka e jashtëzakonshme mund ta ndalojë emërimin e tij. Trajneri italian ka qëndruar një vit pushim që pas shkarkimit nga Juventusi i cili ende e paguan për shkak të kontratës dhe tani do të derdhë 2.5 mln euro për të mos patur një rinovim automatik me Sarrin.

Ky i fundit ka rënë parimisht dakord me Romën për një kontratë 2-vjeçare me të drejtë rinovimi për 1 një tjetër sezon dhe në anën sportive intrigohet së tepërmi nga ekipi kompetitiv. Siç raporton shtypi italian, Sarri do të kërkojë 3-4 lojtarë dhe njëri prej tyre do të jetë i besuari i tij që te Empoli dhe Napoli, Elseid Hysaj. Nuk është sekret për të kuptuar që mbrojtësi shqiptar ka dhënë më të mirën kur është drejtuar nga Sarri edhe pse po bën mjaft mire tani me Gattuson te Napoli.

Nga të kaltërit do të largohet me parameter zero dhe do të jetë një rast shumë i mirë për Romën që të afrojë një alternativë për mbrojtjen pa shpenzuar para. Me zyrtarizimin e Sarrit pritet që edhe e ardhmja e Hysajt të konfirmohet drejt ekipit verdhekuq.

EMISIONET