SPAK kërkon 63 vite burg për anëtarët e grupit "Habilaj"


Prokuroria e Posaçme ka kërkuar  dënimin  në total me 63 vite burg  për  katër të pandehurit  e akuzuar si anëtarë të grupit Habilaj. Moisi Habilaj, Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj u gjykuan në mungesë, ndërsa krahas dënimit me burg prokuroria kërkoi edhe konfiskim të pasurisë. 

Pas afro katër vite nga nisja e hetimeve Prokuroria e Posaçme SPAK ka mundur të japë konkluzionet përfundimtarë për të katër nga të  pandehurit e dosjes "Habilaj" dhe të kërkojë nga gjykata dënimin e tyre me 63 vite burg në total.

Konkretisht SPAK kërkoi për Moisi Habilajn, 18 vite burg, Nezar Seiti 15 vite burg, Meridian Sulaj 15 vite burg dhe Fatmir Minaj 15 vite burg.

Ndaj tyre rëndojnë akuza të rënda si kultivim  dhe trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Krahas dënimeve me burgim prokuroria kërkoi që të pandehurve tu konfiskohet edhe pasuria e cila dyshohet se është vendosur nga aktiviteti kriminal.

Në seancën e radhës do jetë mbrojtja e të pandehurve që do të paraqesë konkluzionet përfundimtare dhe më pas gjykata do të shprehet me vendim për dënimet që do të japë  për të akuzuarit, të cilët janë gjykuar të gjithë në mungesë pasi një pjesë e tyre janë duke vuajtur edhe dënimet e marra në Itali. 

Në Itali Gjykata e Apelit e Katanias, e dënoi përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn.

Ndërsa Nazer Seitaj, është dënuar me 7.4 vite burgim për të njëjtën akuzë.

Por shkalla e parë në Itali, kishte vendosur që dy shqiptarët të mos qëndronin në burg, por në kushtet e “arrestit shtëpiak”, deri në zgjidhjen e çështjes në Apel.

 

SPAK kërkon 63 vite burg për anëtarët e grupit
Kërkesa e prokusrorisë për Habilajt
SPAK kërkon 63 vite burg për anëtarët e grupit
Kërkesa e prokusrorisë për Habilajt

EMISIONET