Barazia Gjinore, Linda Pano: Ky ligj prek familjen dhe ka hapur derën për të paktën 7 gjini, do futet në shkolla
Me 77 vota pro, 36 kundër dhe 0 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten në një seancë maratonë projektligjin për Barazinë Gjinore.
Projektligji për Barazinë Gjinore u miratua me votat e mazhorancës, teksa opozita ka protestuar dhe ka votuar kundër.
Seanca maratonë e cila zgjati 12 orë u shoqërua me tensione dhe debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës, teksa qytetarë dhe aktivistë kanë protestuar jashtë ambienteve të parlamentit për kundërshtimin e këtij projektligji që sipas tyre është antikombëtar.
Aktivistja Linda Pano e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” foli pikërisht mbi arsyet se pse ky draft u kundërshtua me forcë gjatë ditës së djeshme.
“Ky ligj prek konceptin e familjes dhe ka hapur derën për më shumë se dy gjini, dhe për të paktën 7 gjini dhe e fut këtë koncept në shkolla tek, fëmijët që nga niveli parashkollor deri tek ai parauniversitar.
Dhe ky ligj për mua të paktën e heq të drejtën e porindërve për të edukuar fëmijët e tyre në ideologji”, u shpreh ndër të tjera aktivistja Linda Pano.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME AKTIVISTEN LINDA PANO


