Balta zëvendëson asfaltin/ Rruga nacionale Burrel-Skuraj, pothuajse e pakalueshme. Shoferët: Dikush të ndërhyjë!
Qindra persona e përdorin në ditë rrugën nacionale Burrel-Skuraj. Aksi prej vitesh është dëmtuar rëndë, ndërsa në asfalt janë krijuar gropa të mëdha. Por siç ndodh rëndomt në vendin tonë, në prag të zgjedhjeve insttucionet marrin masa për rehabilitimin e rrugëve. Në këtë aks është menduar që të hidhet baltë në vend të asfaltit.
Këto janë pamjet e rrugës nacionale Burrel-Skuraj.
Mbi gropat e afaltit është hedhur dhe!
Drejtuesit e mjeteve e quajnë skandaloz një veprim të tillë pasi nuk mund të hidhen mbi asfalt dhera apo zhavor, pasi jo vetëm që nuk është i qëndrueshëm por përbën edhe rrezik për aksidente.
“Kjo rrugë është bërë copë-copë. Prej te ura e Ulzës deri në Burrel është katastrofë. Këtu i hedhin baltë në vend të asfaltit dhe ne taksat i paguajmë një më një”.
“Rruga është shumë e keqe. Për njerëzit që lëvizin këtu është shumë e vështirë”
Ata shprehen se firma më parë duhej të hiqte shtresën asfaltike në pikat ku ka patur deformime e më pas të hidhte nënshtresat e tjera të rrugës e në fund asfaltin.
“Rrugë më të keqe nuk ka në Republikën e Shqipërisë. Në të gjithë vendin ka ndonjë problem, por kjo ka 5-6 vjet që është e shkatërruar krejtësisht dhe nuk vë njeri dorë”
“Duhet të riparohet sepse lëvizin këtu edhe kamionët që proishet rruga. Dhe është gjynaf të jetë në këtë gjendje”
“Ishalla rregullohet, se më keq nuk bëhet”
Aksi rrugor Burrel – Skuraj përdoret çdo ditë nga mijëra banorë të dy njësive administrative në Mat, Bazi dhe Ulza e po ashtu është arteria që përdorin banorët e Qarkut Dibër për të lëvizur drejt qyteteve të veriut të vendit por edhe Durrësit.